Propozimi i deputetit: Kush dorëzon armë, të marrë një laptop
Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, e fundit për këtë legjislacion, u diskutua për shtyrjen e ligjit për dorëzimin e armëve, ku deputetët e mazhorancës propozuan stimuj për qytetarët. Me vendim të deputetëve të maxhorancës, u la fundi i viti si fat për dorëzimin, nën nismën “Shqipëria pa armë”.
Deputeti i PS Paulin Sterkaj deklaroi: “Unë do të kisha propozuar një armë, një vit internet pa pagesë, një armë një laptop, një armë një kompjuter”.
Deputeti i LSI-së, Flamur Çela, u shpreh: “Janë armë potenciale për krime të cilat ndodhin edhe në momente gjaknxehtësie dhe janë një derë burgu për secilin që e ka në shtëpi në mënyrë të pavullnetshme. Ju lutem dorëzojeni”.
Amnistia për dorëzimin e armëve parashikon që të mos ketë penalitete ligjore për ata që e dorëzojnë vullnetarisht armën e mbajtur pa leje.

