Policia hedh gaz dhe vë kordon sigurie tek Ministria e Brendshme. PD: Pse provokoni, jemi në protestë paqësore
Për afro 1 orë demokratët qëndruar si kurrë më parë të qetë përballë Kryeministrisë, ku foli vetëm një zë dhe u mbajt një minutë heshtje për dy të miturit që humbën jetën në mënyrë tragjike. Protestuesit nisën një marshim drejt Ministrisë së Brendshme, ku Policia e Shtetit krijoi një kordon bllokues. Menjëherë forcat e Policisë u përgjigjen me ujë dhe shumë gaz lotësjellës drejt protestuesëve. Edhe emokratët kanë hedhur molotovë pranë Ministrisë së Brendshme.
Policia e Shtetit nuk po lejon zhvendosjen e protestës së Sali Berishës jashtë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku dhe ishte thirrur nga Partia Demokratike. Për të frenuar avancimin e protestuesve drejt bllokut të ministrive, blutë kanë krijuar një kordon të gjatë pranë Kryeministrisë.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i revoltuar nga protesta i është drejtuar i revoltuar efektivëve të Policisë së Shtetit në protestë, pasi ata penguan marshimin e protestuesve në drejtim të Ministrisë së Brendshëm. Duke iu drejtuar “uniformave blu” Bardhi theksoi se protesta ishte paqësore, dhe pyeti policinë pse provokoi protestuesit duke zbatuar urdhra të paligjshëm.
“Nga kush i merrni urdhrat ju?! A ishte protesta paqësore? Pse e bllokoni rrugën?! Pse provokoni?! A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?! Pse e bllokoni rrugën? Shkoni arrestoni ata që kanë vjedh shqiptarët, mos arrestoni qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit”, tha Bardhi.
Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një deklaratë e bëri të qartë që PD-ja ka leje për të zhvilluar protestën vetëm në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe se në rast të shkeljes, do të ketë reagim nga policia. Paçka motit me shi, protestuesit po mbajnë pankarta dhe duke lëshuar slogane politike kundër qeverisë ”Rama 4”. Gjatë marshimit protestuesit brohorasin fjalët “policia e krimit”, në shenjë revolte ndaj veprimeve të “bluve” gjatë protestës së fundit.
Lexoni edhe:
Policia hedh gaz lotsjellës, Berisha pajiset me maskë mbrojtëse
Policia nuk lejon zhvillimin e protestës jashtë Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit”, krijon kordon
Protesta e PD/ Gjoni: Policia të mos sillet me dhunë, por ne jemi të gatshëm për përballje
FOTO/ Protesta, PD improvizon një mini-podium para Kryeministrisë
PD denoncon situatën para protestës: Policia ndaloi një qytetar që të marrë pjesë
Disa orë para protestës, Edi Paloka: As dhuna dhe as presioni i Policisë nuk na ndalin
Marshim dhe një protestë shiu nga PD, policia angazhon 1500 efektivë
KOHA JONË SONDAZH












