Protesta e opozitës, Braimllari: Do vazhdoj deri në largimin e Edi Ramës

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka qenë i ftuar sot në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me protestën e opozitës që do të mbahet në 27 Janar.

Braimllari u shpreh se opozita e bashkuar do të ketë një protestë masive në datën 27 Janar ku qëllimi kryesor është që të rrëzojë Edi Ramën nga qeveria.

“Qeverisja e vendit është kthyer në një show të vërtetë. Do të jetë një protestë masive, për të shprehur atë që ndjejnë çdo ditë qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka të bëjë direkt me jetesën e tyre, për varfërinë, për vendet e punës që nuk hapen, po mbi të gjitha për shtetin antikushtetues që është vendosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestat do të vazhdojnë deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës nga qeveria. Protesta e 18 Dhjetorit ishte për të mbojtur Kushtetutën e vendit. Sigurisht që ia arriti qëllimit, që ishte mbrojtja e Kushtetutës.

Ne jemi besnikë me aleatët dhe këtë e kemi treguar si me qeverisjen katërvjeçare të PD-së, po ashtu edhe me provokimet që na janë bërë në katërvjeçarin me PS-në.

Besoj se fronti opozitar do të funksionojë në mënyrë të plotë, pasi ne kemi përballë një të papërgjegjshëm, Edi Rama kërkon që të kthejë vendin në një shtet diktatorial.

Është e turpshme si ky njeri kërkon që të kapë të gjithë institucionet e vendit”, u shpreh Braimllari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?