Protesta e studentëve, Babaramo: Dialogu duhet refuzuar
Gazetari dhe analisti Ilir Babaramo, i ftuar në studion e “Open” me Eni Vasilin, komentoi protestën e studentëve, që është sot në ditën e 10 të saj. Ai nënvizoi se studentët janë në të drejtën e tyre për të mos pranuar dialogun me qeverinë, ndërsa shpjegoi edhe arsyet pse Rama këmbëngul për t’u ulur në tryezë me ta.
”Studentët janë në të drejtën e tyre për të mos u ulur në tryezë, pasi kemi shembujt e protestave të tjera si te liqeni, etj, ku protestuesit janë futur me idetë e tyre në bisedime dhe kanë dalë me idetë e qeverisë. Për mendimin tim, edhe Rama për këtë arsye e kërkon me ngulm dialogun me studentët”, deklaroi Babaramo.
Analisti drejtoi gishtin nga kryeministri Rama dhe ish kryeministri Berisha, si shkaktarë të kësaj situate të rrëmujshme, të krijuar me universitetet publike.

