Protesta për vdekjen e Florencit, reagon ambasada: Presim autopsinë
U desh një protestë me qindra qytetarë, që një zë institucional të reagojë për vdekjen e 23-vjeçarit, Florenc Beqiraj në Francë. Pas protestës përpara ambasadës franceze në Tiranë, kjo e fundit ka reaguar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat. Teksa shpreh ngushëllimet familjes për ngjarjen, ambasada saktëson se ngjarja do hetohet.
Sipas ambasadës, viktimës pritet t’i bëhet autopsia në ditët në vijim dhe do jetë pikërisht kjo ekspertizë e cila do saktësojë shkaqet që sollën vdekjen e të riut shqiptar i cili pas dhunës së dyshuar në burg, ra në gjendje kome.
Reagimi i ambasadës së Francës në Tiranë:
“Ambasada franceze në Tiranë shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për familjen dhe të afërmit e Florencit, një i ri shqiptar i cili vdiq në Qendrën Spitalore Nord në Marsejë. Ambasada dëshiron të njoftojë se do të kryhet një autopsi në ditët në vijim dhe se hetimet rreth rrethanave të kësaj tragjedie do të vazhdojnë”.

