PS sondazhe për të matur mbështetjen e kryebashkiakëve

Partia Socialiste do të zhvillojë gjatë kësaj pranvere sondazhe në 61 bashkitë e vendit me qëllim që të vlerësojë se sa të pranueshëm janë nga votuesit kryetarët e bashkive dhe këshilltarët socialistë aktualë.

Vendimi u morë në Asamblenë e Partisë Socialiste në 6 janar, ku u miratua agjenda politike vjetore e kësaj partie. Në të thuhet se nuk do të rikandidohet askush që nuk merr votëbesimin paraprak të qytetarëve në bashkinë përkatëse.

Kjo skemë do ta ndihmojë PS-në të zgjedhë kandidaturat më të fuqishme për ti vendosur përballë rivalëve të opozitës, dhe të ketë një të dhënë realiste se sa të pranuar janë nga votuesit njerëzit e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në asamble, Rama dhe Balla ju vendosën edhe dy kushte të tjera të zgjedhurve vendorë aktualë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dhe një nga kriteret themelore për të mbështetur kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale është suksesi në reformën e ujit i kryetarëve të bashkive” është shprehur  kryeministri Rama

“Për askënd nuk do të ketë mbështetje apo kreditim të mbështetjes politike të Partisë Socialiste në rast se aleati ynë i vetëm nuk do japi dakordësinë për kandidaturat”, tha Taulant Balla.

Deri atëherë, në agjendën politike bashkiakëve ju jepet një udhëzim me 9 pika për të rritur performancën me qëllim që PS të marrë votat maksimale. Në të rreshtohet eliminimi i burokracive, delegimi i pushtetit në të gjithë periferitë dhe jo qendrën, si dhe lihet për detyrë propagandimi i punëve të qeverisë dhe mbrojtja nga propaganda shpifëse e opozitës, sikundërse thuhet në dokument.

Këtë të hënë, Taulant Balla e nisi punën në selinë e PS_së, në mbledhje me sekretariatin, ku u prezantuan dy sekretarët e rinj, Teuta Vodo për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Bledi Çuçi për çështjet zgjedhore.

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?