Punësimi, Tabaku zbulon shifrën: Vetëm 30 mijë vende, e tregon INSTAT
Deputetja e PD Jorida Tabaku ka rrëzuar sot shifrat e propagandës së qeverisë për hapjen e 260 mijë vendeve të punës në mandatin e parë.
“Propagandë në kohë përmbytjesh. Nuk është e vërtetë që në mandatin e parë, qeveria e Edi Ramës hapi 260 mijë vende pune. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it, që kontrollohet nga qeveria, numri i të punësuarve nga qeveria në 4 vjet është vetëm 30 mijë. Thënë ndryshe sa 1/10 e premtimit të tij elektoral, tregues i një ekonomie që nuk lëviz dhe e ka përqëndruar paranë në disa duar.
Gjatë qeverisjes së Edi Ramës ka vetëm dy tregues në rritje të fortë: taksat për 90 të shqiptarëve dhe ekonomia informale ku qarkullon paraja e zezë, e krimit, drogës dhe korrupsionit.” – u shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku.

