Punonjësit e hekurudhës në Durrës nisen drejt Tiranës për të protestuar

Pasi kanë protestuar për një kohë të gjatë në Durrës dhe nuk u janë plotësuar kërkesat, punonjësit e hekurudhës në qytetin bregdetar i janë drejtuar Tiranës për të vijuar protestat para ministrisë së Transporteve.

Punonjësit kërkojnë ringritjen e hekurudhës dhe rritje pagash.

“Punonjësit e vjetër janë me paga minimale. I kemi çuar disa herë peticione qeverisë për ringritjen e hekurudhës dhe rritjen e pagave, por deri tani nuk është bërë asgjë”- shprehen punonjësit e hekurudhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësit kërkojnë gjithashtu që të paguhen pagat dhe sigurimet si dhe të mos hiqen nga puna specialistët. Më herët punonjësit protestuan edhe para portit të Durrësit duke bllokuar hyrjen e kamionëve në port për disa minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?