Putin mungon në lamtumirën e fundit të Gorbaçovit

Ditën e sotme me mijëra vetë zhvilluan homazhe për të nderuar ish-udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbaçov, njeriun që ndërmori reforma drastike në vend, të cilat ndihmuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe përshpejtuan shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Por, presidenti rus Putin nuk mori pjesë në ceremoni. Refuzimi i Kremlinit për të zhvilluar një funeral shtetëror për Mikhail Gorbaçovin pasqyron shqetësimin mbi trashëgiminë që ai la pas.

Gorbaçov është nderuar në mbarë botën për rrëzimin e Perdes së Hekurt, por ai është ndeshur me mjaft kritika në Rusi, lidhur me rënien e ish-Bashkimit Sovjetik dhe problemet e mëdha ekonomike që zhytën me miliona rusë në varfëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të enjten, Putin vendosi privatisht lule në arkivolin e Mikhail Gorbaçovit në një spital të Moskës. Varrimi i udhëheqësit të fundit të ish-Bashkimit Sovjetik do të bëhet pas ceremonisë së lamtumirës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?