Qëlloi me armë 25 vjeçarin në Krujë, arrestohet pas dy vitesh autori
I kërkuar prej dy vitesh për një vrasje të mbetur në tentativë, 31 vjeçari Adrian Gjebeshi ka përfunduar në prangat policisë këtë të enjte (20 prill).
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për një ngjarje të ndodhur më 5 tetor të vitit 2015.
“Adrian Gjebeshi (Merlika) dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2015, ku rreth orës 21:00, në lagjen Nr.1, në qendër të qytetit të Krujës, për motive të dobëta dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e qëlluar dhe plagosur shtetasin E.N. 25 vjeç, banues në Krujë”, sqaron policia lokale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

