Qendra për emigrantët, Rama për deklaratën e ministrit Hoxha: U keqinterpretua! Do jetë në fuqi sa të dojë Italia

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha thotë se intervista për ”Euractiv” në lidhje me marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për qendrat e emigrantëve në Gjadër, është keqkuptuar.

Sqarimi i ministrit është përforcuar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili akuzon median europiane për citimin e pasaktë të kryediplomatit shqiptar dhe thekson se marrëveshja për qendrat e emigrantëve në Gjadër “do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”.

”Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe jo vetëm, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të publikuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm shqiptar, dua të ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?