Qeveria i ka çdo personi të verbër 1 mijë euro borxh

Qeveria i ka sot çdo personi të verbër si dhe atij që e shoqëron 1000 euro borxh. Kreu i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj tregon se ky borxh është krijuar që nga viti 2005 dhe po rritet çdo ditë.

“Nga viti 2005 deri në vitin 2010 nuk është bërë indeksimi në përputhje me ligjin, u janë dhënë para më pak. Është një detyrim që të takonte të më jepje 10 dhe ti më jep 9, por vitet po kalojnë dhe bashkë me atë rriten edhe interesat sipas bankës”,-shprehet Sinan Tafaj, President i SHVSH.

Sipas tij ky borxh ishte kërkuar të shlyhej me buxhetin e vitit 2018, por u është kërkuar që t’i përfitojnë nëpërmjet proceseve gjyqësore. Ministria e Financave nëpërmjet zyrës së shtypi sqaron se indeksimi i pagesës së paaftësisë për vitin 2005-2010 është një problematikë që i takon buxhetit të atyre viteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?