Rama: Na pret dimër i vështirë. Do i drejtohemi Bruskelit për ndihmë financiare

Kryeministri Edi Rama paralajmëron dimër të vështirë sa i takon furnizimit me energji elektrike. Për këtë arsye, Rama tha se vendet e Ballkanit do t’i drejtohen me shkrim Brukselit për t’i dhënë mbështetje financiare për përballimin e krizës energjetike.

Ky dimër ka gjasë të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur. Ne kemi buxhetet tona shumë modeste. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, të tre së bashku dhe me kënaqësi do të pranonim edhe firmën e 3 vendeve të tjera për ti kërkuar të njëjtën gjë për ne, një mbështetje financiare ekstra përveç mbështetjes sonë buxhetore. Parashikimet që kemi ndarë me presidentin e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe kolegët e tjerë janë marramendëse. Kemi përpara 7 muaj të tmerrshëm. Afro gjysmë miliardi euro për Shqipërinë që do të shkojë për mbajtjen e sistemit. Shpresoj që të jemi dhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie.

Kemi firmosur marrëveshje të tjera. Jemi optimist. Ne duam të zgjerojmë investimet duke krijuar një agjenci të përbashkët investimi, agjencia e Ballkanit të Hapur për investimet e huaja”, tha Rama nga Beogradi ku mori pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?