Rama ndan një lajm për banorët e zonës së Gjirokastrës
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke dhënë një lajm të mirë për banorët e Gjirokastrës.
Më konkretisht për zonën e Peshkëpisë së Sipërme.
Ai njofton nisjen e punës për restaurimin e Kishës së Shën Mërisë.
“Me punën e nisur për restaurimin e Kishës së Shën Mërisë në Peshkëpinë e Sipërme, e cila pas dekadash lënie në harresë, do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Ai publikon një video, ku thuhet se kantierët e Kulturës kanë prekur kishën e Shën Mërisë, në Peshkëpi të Sipërme.
Më poshtë mund të shihni pamje nga kisha, e cila po i nënshtrohet punimeve.

