FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama gati të largojë Arben Ahmetajn nga Vlora. Dyshimet janë se ka çuar dosje korrupsioni te Ilir Meta

Sot PS-ja do të bëjë disa ndryshime në kupolen drejtuese në rrethe, por edhe do të caktohen taktikat elektorale për fushatën e zgjedhjeve vendore.

Këtë të martë, në orën 18:00, Edi Rama do të mbledhë kryesinë e Partisë Socialistë për të diskutuar nisjen e sesionit të ri politik, si dhe për t’i gjetur zëvendësuesin e Arben Ahmetaj në qarkun Vlorë.

Në të vertetë, nëse kjo ndodh, pasi e largoi edhe nga zv/kryeministër, atëhere diçka është thyer përfundimisht mes kryeministrit dhe ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet të pritet mbledhja e kryesisë së PS-së për të parë nëse Arben Ahmetaj spostohet nga qarku Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime të besueshme pranë kryeministrisë tregojnë se dyshimet janë se Arben Ahmetaj çonte dosje nga kryeministria te Presidenti i kohës, Ilir Meta, dosje të cilat ai dhe LSI-ja (sot PL) i publikonin.

Në fakt njihet miqesia e Ahmetajt me Metën, porse nuk duhet të ketë arritur deri aty sa të mbush Ilir Metën me dosje të ministrave të kabinetit Rama, sepse ish-presidenti ka njerëz të tjerë në kryeministri që punojnë për të.

Arben Ahmetaj njihet realisht si një njerëzit më profesionistë që ka PS-ja, ndërkohë opozita ka insistuar se duhet ta marrë nën hetim SPAK-u për dosjen e inceneratorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?