Rama përkujton ditëlindjen e Nolit: E pamundur të mos ulim gju

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar përvjetorin e lindjes së politikanit, shkrimtarit, përkthyesit dhe klerikut të famshëm të historisë shqiptare Fan S. Noli. Në rubrikën “Amacord”, Rama shkruan se nën frymën e trashëgimisë së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu Fan Noli i shërbeu kombit dhe se është e pamundur “të mos ulim gju” në shenjë nderimi ndaj tij.

Statusi i plotë

AMARCORD

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, më 6 janar, është e pamundur të mos ulim gju, siç thuhej dikur, në përnderim të 136 vjetorit të lindjes së të pavdekshmit Imzot Nolit, prelat dhe poet, themelues, 110 vjet më parë, i Kishës ortodokse të shqiptarëve në Amerikë, historiograf ekzigjent sot e gjithë ditën i vlerësuar, i jetës dhe gjesteve të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viti Mbarëkombëtar 2018, në frymën e trashëgimisë së heroit kombëtar, është i të gjithë bashkatdhetarëve, por, edhe ca më shumë borxhli i veprës noliane.

Për shumë vjet o Kryezot!

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523.1073742154.138734771522/10155454016906523/?type=3&theater

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?