Protesta e paralajmëruar në Sazan, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës, si djalli temjanit

Delegacioni i ”Global Sumud Flotilla”, mbërritën këtë të shtunë në Portin e Vlorës, pasi kishin njoftuar në rrjetet sociale se do të shpëtonin Sazanin. Ata u pritën nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Kulturës e Turizmit.

Anëtarët e delegacionit refuzuan vizitën në Sazan dhe nuk pranuan as të ndiqnin prezantimin informues të përgatitur për ta. Hysaj shprehet se ata njoftuan më pas se do të shkonin në Tiranë për t’iu bashkuar “Revolucionit”.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone ironike ndaj “revolucionarëve të rrenave”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ata “i ikin të vërtetës si djalli temjanit”, ndërsa shton se me deklaratat e tyre “çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Rama ka ironizuar edhe debatin për Sazanin, duke falënderuar në mënyrë sarkastike Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrinë e Kulturës e Turizmit për “pritën” që u bënë “çlirimtarëve të Sazanit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjithësesi, një kompliment Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Kulturës e Turizmit për ‘pritën’ e bukur që u bënë çlirimtarëve të Sazanit”, shkruan kryeministri.

Drejtoresha e AKT-së kundërshtoi gjithashtu krahasimin e Sazanit me Gazën, duke theksuar se ishulli nuk është shitur dhe se aktualisht nuk ekziston një marrëveshje e finalizuar me palë private. Sipas saj, pronësia e Sazanit do të mbetet publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?