FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Rama tentoi të na përçajë me mitingun e tij”, Florjan Binaj: Kush ka shkelur ligjin, të shkojë në burg

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj mbajti një fjalim në protestën përballë Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi. Mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të protestuesve, Binaj e hapi fjalën e tij me thirrjen ”Sheshi plot, zemra plot”, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se prej 13 vitesh po dëmton të ardhmen e vendit dhe po përpiqet të përçajë qytetarët përmes aktiviteteve politike paralele.

Ai theksoi se protesta nuk përfaqëson vetëm ata që ishin të pranishëm në shesh, por edhe punonjësit e administratës dhe individët që, sipas tij, detyrohen të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga qeveria. Në fjalimin e tij, Binaj kërkoi drejtësi pa dallime politike, duke bërë thirrje që çdo zyrtar apo politikan që ka abuzuar me detyrën dhe ka shkelur ligjin të përballet me pasojat.

”Çdokush që ka vjedhur qoftë edhe një qindarkë nga pasuria e shqiptarëve duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë. Kush ka shkelur ligjin duhet të shkojë në burg, pa privilegje dhe pa trajtime të veçanta”, u shpreh ai. Deklaratat e Binajt u pritën me entuziazëm nga protestuesit, të cilët e shoqëruan fjalimin e tij me ovacione dhe brohoritje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?