Rendi i ditës për komisionet parlamentare 19 prill 2017
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin
Ora 10.00
Në rend të ditës:
- Seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura lidhur me koralin dhe karkalecin e detit.
Komisioni për Politikën e Jashtme
Ora 11.00
Në rend të ditës:
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Mbështetje për harmonizimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me aktet ligjore të BE-së”;
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik për zbatimin e projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i integruar i rajonit bregdetar”;
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin teknik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë”.
Komisioni per Ceshtjet ligjore , Administraten publike dhe te drejtat e njeriut
Ora 10:00
Ne rend të ditës :
Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e ndryshimit nr.7 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ratifikuar me ligjin nr.174/2013”.
- Raporti i komisionit “Për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës në votimin e raundit të parë, datë 19 Prill 2017”.
3. Vazhdimi i shqyrtimit nen për nen të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9157, datë 04.12.2003 “Për përgjimin e komunikimeve elektronike”, i ndryshuar

