RENEA rrethon sërish Elbasanin

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur sot në Elbasan në lagjen “Emin Matraxhiu” ku u qëllua me armë zjarri nga një automjet 4×4 ndaj pjesëtarëve të fisit Çapja.

Nga burime policore mësohet se objektiv ishte Ardian Çapja, 49 vjeç, i cili ndodhej pranë banesës së tij kur është qëlluar nga persona ende të paidenitifikuar, por nuk është prekur nga plumbat.

Persona të paidentifikuar ende e kanë vëzhguar zonën dhe kanë konstatuar se Ardian Çapja ishte pranë lokalit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë qëlluar për ta vrarë, por nuk kanë mundur dhe janë larguar duke zhdukur çdo gjurmë dhe djegur mjetin e tyre me targa false në lagjen “5 Maji”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkak për ngjarjen dyshohen se janë konfliktet e vjetra. Ardian Çapja është tentuar të vritet edhe 6 muaj më parë me një predhë, por që nuk shpërtheu.

Vëllai i tij, Sokol Çapja, është ekzekutuar në vitin 2005. Vetë Ardian Çapja dyshohet edhe si njeri nga personat që qëlloi mbi Policinë në vitin 2016.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 23.12.2017 rreth orës 09:05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu”

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se:

Në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Capajve.

Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?