Replikat/Gruaja: Votoj Partinë Komuniste, Rama: Lëre ça jam unë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në në Karahaxh të Sarandës, në një dëgjesë me minoritetet.Në bashkëbisedimin me qytetarët, fjalën e ka marrë një grua e cila i tha Ramës se ka edhe nënshtetësi greke dhe voton dy herë, në Shqipëri për Partinë Komuniste dhe në Greqi për Sirizën.

Replikat?

Qytetarja: Jam shtetase greke. Votoj për Partinë Komuniste në Shqipëri dhe Siriza në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Më thuaj hallin që ke!

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarja: Unë kam një biznes, por më bllokojnë te dogana, kam dërguar edhe letër me dorë…

Rama: Të lutem nuk ka nevojë për letër, te Shqipëriaqëduam.al. Edhe njëherë për shkak se letrat sorollaten ka 30 vjet kemi krijuar këtë sistem.

Qytetarja: Më pengon dogana e Sarandës…

Rama: Shkruaj te shqipëriaqëduam.al, tre minuta do harxhosh.

Qytetarja: Jeni kryeministri që duam!

Rama: Lëre çfarë jam unë tani, ti voton për Partinë Komuniste nuk voton për mua!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?