Revoltohet kreu i Prokurorisë së Elbasanit, refuzoi urdhërin e Markut: Sulm politik
Dritan Gina i larguar nga prokuroria e Elbasanit tha se institucioni i prokurorise po demotivohet duke u shprehur se nga kjo prokurori nuk ka patur asnjë neglizhencë në punen e saj.
Sipas tij prokuroria ka bashkëpunuar me policinë.
‘Unë do të refzoj të zbatoj urdhrin e Prokurores së së përgjithshme për tu larguar nga detyre pasi është në kundërshtim me ligjin.
Largimi im pa asnjë tagër ligjor pasi një Prokurore e Përkohëshme nuk ka të drejtë të largojë drejtuesit.
Do të vijoj të zbatoj ligjin, dhe vetem ligjin tha Gina duke u berë thirrje edhe kolegve të tjerë që të mos u binden urdhërave te jashtëligjshem.
Edhe humbja e dosjve në zyrat e prokurosrisë së Elbasanit ishte një sajesë’, tha kreu i kësaj prokurorie.
Gina u shpreh se ndaj tij po behet nje sulm politik.

