Riatdhesohen 30 shqiptarë nga Franca

Pas lajmit që Shqipëria ka kontribuar që Franca të arrijë një rekord historik për numrin e kërkesave për azil, duke u bërë vendi i parë, dje në Rinas janë riatdhesuar 30 azilkërkues.

Nga Franca e Belgjika janë riatdhesuar me një avion të posaçëm 30 shtetas shqiptar që shkelën rregullat e Shengenit. Ky është operacioni i parë i riatdhesimit për 2018 por këto operacione do vijojnë më tej.

”Ky është operacioni i parë, por operacionet e riatdhesimit gjatë vitit 2018 do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, madje me një ritëm edhe më të lartë se viti 2017. Këtu përsëri i bëj thirrje qytetarëve shqiptar që të mos e shikojnë azilkërkimin si rrugën e vetme për të emigruar gjatë vendit”,-tha Voda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?