Rikthimi i emigrantëve për festa, fluks në pikat doganore
Festat e fundvitit janë një kohë ku emigrantët rikthehen në atdhe për t’u takuar me familjarët dhe për të vizituar shtëpitë e tyre. Si çdo vit, ditët përpara Krishtlindjeve kanë një fluks të madh në pikat doganore veçanërisht në ato ndarëse me Greqinë.
Nga pika doganore e Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit hyrë 7269 shtetas shqiptarë dhe 788 me nënshtetësi të huaj.
Megjithatë edhe fluksi dalës është relativisht i lartë, teksa ka nga ata që shkojnë tek familjarët e tyre në emigrim për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
Përkatësisht 3059 shtetas shqiptarë janë larguar nga e njëjta pikë doganore ditën e djeshme.

