Rokada e Arta Markut në Prokurori, deputetet e PS: Po zbatohet Reforma në Drejtësi

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi ka komentuar situatën e krijuar në vend pas lëvizjeve të fundit në radhët e prokurorisë. Pas vendimeve të Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, disa prej tyre kanë reaguar, duke depozituar edhe kallëzime ndaj saj për largim të paligjshëm nga detyra, sipas tyre.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, deputetja socialiste thotë se edhe në rastet kur prokurorët do të preken nga ligji, nuk është për shkak të Kryeprokurores, por për shkak të zbatimit të vettingut.

“Prokurorët preken nga ligji dhe jo nga kryeprokurorja. Nëse ka prokurorë që do preken atëherë kjo do të ndodhë në kuadër të vettingut. Zbatimi i reformës në drejtësi është i rëndësishëm. Tani prokuroria është e centralizuar. Do të jetë pikërisht profesionalizmi i prokurorëve që do të ndikojë në vlerësimin e tyre. Tani është koha që çdo prokuror tani duhet ta zbatojë edhe më mirë ligjin, sidomos me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të funksionimit të prokurorisë”, u shpreh deputetja Vasilika Hysi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u ndalur tek situata e krijuar pas lëvizjeve në radhët e Prokurorisë, deputetja Hysi tha se nuk mund të komentojë reagimet me natyrë politike, sidomos sa i takon padive të dorëzuara ndaj Kryeprokurores Arta Marku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi tha se procesi i krijimit të këshillit të Lartë të Prokurorisë ka filluar që në janar të vitit 2017. Më tej, Hysi thotë se procesi ka patur vonesa për shkak të kandidatëve të Shoqërisë Civile.

“Shkak për moskrijimin e KLP është Shoqëria Civile. Ende nuk ka një kandidat konkret nga Shoqëria Civile, pasi duhet të theksoj se kriteret janë të forta. Javën e ardhshme priten edhe rezultatet e para për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. ONM në bashkëpunim me Sekretarin e Përgjithshëm po bëjnë vlerësimin e kandidaturave të Shoqërisë Civile. Tashmë është përgatitur programi trejavor i punimeve të Kuvendit, dhe është futur edhe shqyrtimi i kandidaturave për KLP”, tha deputetja Vasilika Hysi.

Ndërsa deputetja tjetër socialiste Klotilda Ferhati, në një intervistë për “Report Tv” u shpreh  se Reforma në Drejtësi ka nisur të zbatohet, teksa komentoi rokadën në Prokurori nga Kryeprokurorja Arta Marku. “Ajo që po ndodh me drejtësinë e re, jemi në fazën e zbatimit, ka të bëjë me një kuadër të ri rregullator. Kush nuk është dakord me vendimet e markut ka të drejtat t’i kundërshtojë ato. Akuzat, polemikat janë çështje që nuk zgjidhen me debate. Në sajë të reformës në drejtësi ka mekanizma të qartë, që përcaktojnë detyrat e institucioneve dhe mekanizmat e kundërshtimit, nëse nuk zbatohen detyrat sipas ligjit. Është shumë e qartë se një nga kompetencat e kryeprokurores është edhe caktimi i përkohshëm i titullarëve në rrethe. Ajo që ndan çështjen përfundimisht është mekanizmi ligjor. Të shkojnë në gjykatë, por nuk mund të hedhin baltë mbi titullarin me fjalë e aludime.”, tha dje deputetja socialiste Klotilda Ferhati Marku.

Image result for Klotilda ferhati

Intervista e Ferhatit 

Janë të gjitha provat konkrete?
Nuk jemi këtu për të bërë analizën e punës në institucione. Ata kanë pavarësinë e tyre institucionale dhe duhet të zbatojnë ligjin. Si juriste mund të them se edhe Llalla, edhe Marku, kanë detyra të përcaktuara qartë. Në ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve përcaktohet edhe organizimi i degëve. Caktimi në detyra të përkohshme është një ndër detyrat që ligji përcakton. Marku po bën sot emërime të përkohshme, kjo është një detyrë që e parashikon ligji.

Pse ka kaq shumë diskutime, polemika dhe akuza?
Akuzat, polemikat janë çështje që nuk zgjidhen me debate. Në sajë të reformës në drejtësi ka mekanizma të qartë, që përcaktojnë detyrat e institucioneve dhe mekanizmat e kundërshtimit, nëse nuk zbatohen detyrat sipas ligjit. Është shumë e qartë se një nga kompetencat e kryeprokurores është edhe caktimi i përkohshëm i titullarëve në rrethe. Ajo që ndan çështjen përfundimisht është mekanizmi ligjor. Të shkojnë në gjykatë, por nuk mund të hedhin baltë mbi titullarin me fjalë e aludime.

Është paditur Marku, madje kërkohet kontroll psikik i saj …
Kjo janë mjete që ligji ja lë në dorë kujtdo, që pretendon se i janë cenuar të drejtat. Nuk na shqetëson kjo. Do isha e shqetësuar, nëse titullarët nuk do të përdornin mjetet ligjore. Janë institucionet që zgjidhin çështjet. Akuzat ndaj Markut janë qesharake. Marku ka për detyrë t’i përgjigjet vetëm ligjit dhe ta zbatojë atë. Marku është një prokurore karriere, që e njeh ligjin. Ajo ka përgjegjësi të zbatojë ligjin.

Rrezikohet KLGJ dhe KLP?
Kuvendi është duke bërë detyrën e vet, maksimumin, është në efiçencë të plotë për të ngritur KLP dhe KLGJ, proces që do bëhet në ditët në vijim. Do të zbatohen të gjitha afatet ligjore, do punohet me ritme të shpejta, në mënyrë që sa i takon Kuvendit të ngrihen organet e drejtësisë.

S’do ketë ngërç kur të ngrihen organet?
Po punohet që të mos ketë më asnjë ngërç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?