Rokadë në Rinas, largohen 13 efektivë të policisë

13 kontrollorë dhe specialistë të komisariatit të policisë së Rinasit janë larguar nga detyrat që kanë mbajtur deri tani për tu transferuar në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Burime zyrtare thanë për Ora News se në vend të tyre, janë emëruar oficerë të rinj të cilët janë përzgjedhur me kujdes me qëllim garantimin e një prezantimi sa më dinjitoz të policisë në pikën hyrëse kufitare të Shqipërisë në aeroport.

Mësohet se ky është hapi i parë i një rifreskimi total që pritet të prekë strukturat e policisë kufitare në vend në muajt në vazhdim. burime zyrtare thanë se viti 2018 do të sjellë risi në strukturat e policisë kufitare në pikat kryesore të hyrje-daljeve në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

zyrtarët e policisë të kontaktuar nga Ora News thanë se synimi kryesor është përmirësimi i imazhit të policisë së shtetit në raport me shtetasit shqiptarë dhe të huaj që lëvizin në pikat kufitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?