Rrëshqitje gurësh në aksin Kukës-Shishtavec, bëni kujdes!
Aktualitet E Mërkurë, 21 Korrik 2021 04:34
Rrëshqitje gurësh dhe dherash gjatë natës në segmentin rrugor Ura e Koloshit-Shishtavec, pjesë e aksit Kukës-Shishtavec.
Siç duket në foto, në rrugë ka prezencë të copave të shkëmbinjve të shkëputura, ndërsa rreziku për rrëshqitje të tjera është prezent për shkak se mungojnë rrjetat e telit mbrojtëse nga rënia e gurëve.
Nëse do të udhëtoni drejt Shishtavecit bëni kujdes.



