Rrëzoi pallatin për “inat” të Bashës, Strasburgu ndëshkon shqiptarët për “qejfin” e Ramës

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar qeverinë Rama për çështjen e pallatit të shkatërruar në Vlorë.

Strasburgu ka vendosur në mënyrë unanime që qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut dhe për këtë arsye Gjykata e Strasburgut urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërblejë familjarët e dëmtuar nga prishja e pallatit.

Qeveria shqiptare do të paguajë 13 milion euro për vendimin e shkatërrimit të një pallati banimi të pajisur me leje të rregullt. Vendimi hap një precedent për çdo qytetar prona e të cilit shkatërrohet në mënyrë të paligjshme nga qeveria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nga ana tjetër, një vendim i tillë bie në kurriz në qytetarëve të cilët në fund të fundit janë ata që përmes taksave do paguajnë për tekat e pushtetit, e sidomos kur bëhet fjalë për një pallat ku aksioner ishte dhe vjehrri i Lulzim Bashës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompleksi “Jon” në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë është rrafshuar përfundimisht pas marrjes së pushtetit nga Rama në vitin 2013. Shembja e pallatit me pronar vjehrrin e Lulzim Bashës shkaktoi shumë debate, ndërsa çështja u dërgua në Strasburg.

Seanca e 27 majit 2017 në Strasburg

Çështja e ashtuquajtur ‘Pallati i Bashës’ i cili u prish në qytetin e Vlorës në 2013, ka përfunduar në Gjykatën e Starsburgut. Shteti, ose qeveria që në këtë rast janë pala e paditur përfaqësoheshin nga Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka, ndërkohë që pala paditëse përfaqësohej nga Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Në videon e publikuar (shikoje duke klikuar këtu) nga faqja zyrtare e ‘Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut’, dëgjohet e gjithë seanca gjyqësore ku kuptohet se bëhet fjalë për 6 nene të shkelura dhe siç një nga gjyqtarët thotë, disa fakte janë fshehur. Nga reagimi i deritanishëm i gjyqtarëve pritet që vendimi të jetë në favor të pronarëve të godinës së njohur si “Pallati i Bashës” për shkak se ndërtuesi është vjehrri i kryetarit të opozitës.

Ballanca ka qenë edhe avokate e ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha në gjyqin e hapur ndaj ish-kryeministrit për akuzën e shpifjes nga ana e Aneta Ramës, nëna e kreut aktual të qeverisë Edi Rama. Ballanca ka përfaqësuar në gjykatë edhe kreun aktual të PD Lulzim Basha në kohën që ky i fundit ka qenë ministër i Transporteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?