Rritet bilanci, shkon në 102 numri i jetëve të humbura nga tërmeti në Izmir

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se është rritur në 102 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir.

Në një deklaratë nga AFAD thuhet se pas tërmetit 6.6 ballë që goditi më 30 tetor qytetin e Izmirit, janë regjistruar 1.475 paslëkundje, prej të cilave 44 më të forta se 4 ballë.

Në tërmet humbën jetën 102 persona. Nga 1.026 qytetarë të plagosur, janë liruar nga spitali pas trajtimit 883 persona ndërkohë vazhdojnë të marrin trajtim ende 143 prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu punimet e kërkim-shpëtimit në Izmir nga 17 ndërtesa kanë përfunduar në 12 prej tyre dhe vazhdojnë ende në 5 ndërtesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?