Rudina Xhunga ikën nga Vizion Plus

Rudina Xhunga, autore dhe moderatore e emisionit “Dritare” në Vizion Plus, largohet nga televizioni ku punoi për mëse 2 vjet. Rudina Xhunga është botuese e portalit Dritare.net, një gazetë online e bashkëthemeluar me bashkëshortin, Dritan Hila.

Xhunga ka nisur të drejtojë një emision televiziv të prime time në RTSH, në vitin 1998.

Prej 20 vjetësh interviston figurat kryesore politike në vend dhe rajon, si edhe i ka lënë një vend të madh diasporës, turizmit, filozofëve e shkrimtarëve nobelistë, duke e shndërruar studion e saj në një studio globale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rudina Xhunga është autore e 8 librave. Gazetarja ka preferuar të flasë në një kohë tjetër për arsyet e mbylljes së emisionit Dritare nga Vizion Plus. /Dritare.net/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?