FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sa ar prodhohej në Rubik para viteve ’90? Hapen dokumentat ‘tepër sekret’

Prej vitesh në media është raportuar lidhur me sasinë e materialeve të çmuara që nxirreshin në uzinën e Bakrit në Rubik gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar si rrjedhojë e rafinimit të bakrit. Megjithatë jo të gjitha informacionet lidhur me sasinë reale që përfitohej e me procesin që zhvillohej, kanë qenë të hapura për publikun. Arsyeja është se informacionet kanë qenë të klasifikuara si ‘tepër sekret” e si rrjedhojë nuk mund të aksesoheshin, raporton portali SCAN.

Tashmë është miratuar vendimi për deklasifikimin e këtyre materialeve si rrjedhojë e kërkesës  së studiuesit Marin Mema. Vendimet mbajnë firmën e drejtorit të arkivit të shtetit, Ardit Bido  dhe argumentohen me faktin se “dosjet deklasifikohen sepse kanë humbur vlerën dhe qëllimin për të cilën janë klasifikuar, si dhe informacione mbi metalet e rralla që gjenden te Fondi 14 (Komiteti Qendror), janë deklasifikuar vite më parë”.

Lista e materialeve që deklasifikohen:

Swiss Digital Desktop Reklama

– Fondi 505 (Ministria e Financave), viti 1973,D. 38 ‘‘Tepër sekret’’.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Informacione mbi disa probleme të punës për nxjerrjen e arit dhe argjendit në uzinën e bakrit Rubik, dërguar Koço Theodhosit, si dhe relacion mbi gjendjen e monedhës në thesar, dërguar Xhafer Spahiut.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1979, D. 796, ‘‘Tepër sekret’’.

– Projektplani për prodhimin e metaleve të çmuara për vitin 1979, ardhur nga uzina e bakrit Rubik, si dhe projektplani i Ministrisë dërguar Komisionit të Planit të Shtetit.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1979, D. 682, ‘‘Tepër sekret’’.

– Bilanci i arit për raportin e metalurgjisë për 3-mujorin e parë dhe të dytë të vitit 1979, ardhur nga uzina e bakrit Rubik.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1980, D. 569, ‘‘Tepër sekret’’.

– Evidencë e ardhur nga uzina e bakrit Rubik për shitjen e arit dhe argjendit për vitet 1976, 1977,1978, 1979.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1980, D. 768, ‘‘Tepër sekret’’.

– Projektplani i prodhimit të arit dhe argjendit për vitin 1980 dhe relacioni përkatës dërguar Komisionit të Planit të Shtetit.

– Fondi 490 (Këshilli i Ministrave), viti 1985, D.861, ‘‘Sekret’

-Njoftime të Ministrisë së Financave për grumbullimin e argjendit që përfitohet nga larja e filmave dhe fotografisë, si dhe për shkrirjen e arit dhe argjendit të dërguar në uzinën e bakrit Rubik./scan.tv

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?