Samiti i Vjenës, zbardhet axhenda: Ja ç’do diskutojnë liderët e Ballkanit
Një javë përpara mbajtjes së forumit të dytë në Vienë të vendeve ballkanike, Top Channel ka mundur të sigurojë axhendën finale të këtij forumi, i cili do të organizohet nën kujdesin e kancelarit austriak Faymann dhe asaj gjermane Merkel.
Kështu, në ditën e parë të Samitit, më 26 Gusht, rreth orës 13:00, parashikohet një panel diskutimi mes ministrave të Integrimit dhe atyre të Jashtëm me temë “Mosmarrëveshjet bilaterale në Ballkanin Perëndimor”. Ky panel do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshjeje me karakter kulturor mes Austrisë dhe Kosovës.
Dita e parë e samit do të mbyllet me një ndeshje futbolli mes dy ekipeve që do të quhen “E ardhmja e BE-së” dhe “Ekipi i BE-së”. Në fushën e blertë austriake ekipin e të “Ardhmes së BE-së” do ta përfaqësojnë kryeministri Edi Rama me dy ministrat e tij Arban Ahmetaj dhe Ditmir Bushati, nga Bosnja ministri Crbadak, nga Kosova Hashim Thaçi, nga Maqedonia kryeministri Gruevski dhe Serbia kryeministri Vuçiç. Ndeshjen do ta arbitrojë komisioneri Hahn.

