Sekuestrohen 168 fidanë kanabis në Malësi të Madhe, në kërkim kryeplaku

Policia e Shtetit ka asgjesuar 168 fidanë kanabis në Malësinë e Madhe.

Mësohet se policia kishte shpallur në kërkim kryeplakun e fshatit Xhaj, Rr.P 61 vjeç si dhe ka proceduar penalisht D.D, 59 vjeç, banues në fshatin Ducaj, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor i shërbimit pyjor, pasi akuzohen për “Moskallzim krimi”.

“Si rezultat i kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Stanet e Draganit” në një faqe mali të pyllëzuar është konstatuar një parcelë e ndarë në formë brezaresh, në të cilën kishte të mbjella në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë gjithsej 168 fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sativa me lartësi nga 2 deri në 5 cm”- thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

U kryen veprimet procedurale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?