Sezoni veror, mbi 1.000 punonjës policie të angazhuar

Në kuadër të sezonit veror, Policia e Shtetit ka prezantuar masat e marra për mbarëvajtjen. Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, njëherësh edhe drejtoreshë e Kufirit dhe Migracionit, ka bërë të ditur planin e masave që ka marrë policia në kuadër të sezonit turistik.

Janë rreth 1.078 punonjës policie që janë të angazhuar në sezonin turistik dhe që janë të ndarë në të gjithë territorin për të siguruar qetësinë dhe rendin në zonat turistike.

Hajnaj ka theksuar se qëllimi i masave të marra është garantimi i rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, në plazhe, rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe menaxhimi i hyrje-daljeve në kufi për këtë sezon turistik veror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri dy i Policisë së Shtetit ka thënë se Policia Kufitare Shqiptare ka marrë masa për të përballuar fluksin e shqiptarëve që vijnë në Shqipëri nga Kosova, por edhe ata që vijnë nga Greqia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?