Sfida e Isa Sakjes: Kavaja do bëhet qyteti më i vizituar (VIDEO)
Ka nisur sezoni turistik, dhe çeljen më speciale e ka realizuar Bashkia e Kavajës. Përmes vajzave që janë konkurente në Miss Shqipëria, Bashkia prezantoi bregdetin, monumentet e trashëgimisë kulturore, por dhe mikëpritjen e qytetit.
Kryetari i Bashkisë, Isa Sakja sfidoi duke theksuar se Kavaja do të jetë qyteti i parë për numrin e vizitorëve të huaj. Kavaja ka plazhe të mrekullueshme si: Golemi, Qerreti, Karpeni, Plazhi i Gjeneralit, Spilleja, dhe Grethi të cilat janë një atraksion turistik që preferohet nga pushues nga shqipëria dhe jashtë.
“Kemi marrë të gjitha masat për të krijuar kushtet e nevojshme për biznesin që operon në zonën tonë për të pasur një sezon turistik cilësor. Jo më kot do të jemi bashkia numër 1 në Shqipëri për pritjen e turistëve të huaj”.
Sakja theksoi se jo vetëm larmishmëria e aktiviteteve, bregdeti do ta bëjnë një sezon të suksesshëm, por edhe ushqimi bio do të jetë faktor që do të ndikojë për vitin 2018, por dhe garanci për vitet të tjera.

