Shefi i kapitenerisë: “Iliria”e kontraktuar nga italianët për ndërhyrje në traget

Shefi i kapitenerisë së portit Vlorë, Dionis Andoni hedh poshtë akuzat e Prokurorisë italianë se rimorkiatori “Iliria” ka qenë i paautorizuar për ndërhyrjen në tragetin në flakë “Norman Atlantic”.

“ Kjo anije ka hyrë në tratativa direkte me përfaqësuesin e mjetit që është në djegie dhe ka kërkuar të qëndrojë larg brigjeve shqiptare dhe pasi të mbarojë zjarrin ta marrin dhe ta çojnë në destinacionin e kërkuar”.

Sipas Kapiten Andonit, vdekja e dy marinarëve ishte një aksident detar i ndikuar prej vështirësive si pasojë e motit të keq.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dëshira e tyre ka qenë për të dhënë ndihmesën maksimale që kjo anije të qëndrojë larg ujërave shqiptare për të mos qenë një bombë ekologjike, një nga aksidentetet që ndodh në kushtet e një moti të rëndë.Nga një gabim i vogël teknik apo situatë e vështirë, që ne ende se kemi përcaktuar, ka ndodhur ky aksident detar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy marinarët shqiptarë Petrit Jahaj dhe Edmond Hila 59 dhe 57-vjeç humbën jetën në orët e para të së martës, gjatë përpjekjeve për të rimorkuar tragetin “Norman Atlantik”.

Bashkë me dy marinarët shqiptarë, bilanci i viktimave të tragetit shkon në 13, ndërkohë që ka paqartësi rreth numrit të personave të zhdukur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?