Shehi: Opozita nuk do të bojkotojë Parlamentin

Opozita nuk do të bojkotojë Parlamentin, por do të këtë marrëdhënie të kushtëzuar me të. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi tha se  Parlamenti është arma e opozitës dhe do të ishtë një gabim fatal nëse kjo do ti hiqej.

Shehi: Nuk do të ketë bojkot, por do ta kemi të kondicinuar marrëdhënien me parlamentin, sepse ne gjykojmë që Parlamenti është një armë, një ushtar i mirë që ka helmentën, ka ushtën dhe do ishte një gabim fatal që opozitës ti heqim shpatën nga dora, që është një armë e madhe që është parlamenti, ku ne paraqesim idetë tonë, bëjmë protestën tonë, paraqesim nëse janë të mundur dhe numrat politik për të bllokuar disa nga proceset abuzive, të paktën ato kushtetuese mund ti bllokojmë. Këtu do ishte i rëndësishëm roli i LSI. I kemi të gjitha numrat në rregull si opoiztë që në këtë sezon të ri politik ti ofrojmë shqitparëve një mundësi për të dalë nga kjo qeveri që ka marrë shumë dhe nuk qeveris asgjë.

Shehi tha se LSI është e mirëpritur në gjirin opozitar për të goditur Edi Ramën. Ai u shpreh se shpreson që roli i LSI mos jetë thjesht shkëmbim pushteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shehi: LSI ka rolin e vetë dhe unë uroj që ta luajë rolin e vet opozitar. Mos jetë thjesht një shkëmbim pushteti, e ka bërë disa herë. Në këtë moment për mua janë të mirëpritur. LSI është e mirëpritur për këtë punë, të godasë Edi Ramën. Unë besoj që kjo është një test që vlen. Unë besoj që Basha, jo vetëm LSI po të afrojë edhe të tjerët që janë jashtë parlamentit. Ka shumë forca që kanë qenë opozitare edhe gjatë këtij 4 vjecari të zotit Rama. Roli i LSI është i rëndësishëm, unë shpresoj që ta  interpretojnë me ndërgjiegje, duke ditur edhe nga vijnë, duke bërë edhe një meakulpa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?