Shembja masive, vazhdon rënia e gurëve në autostradën Tiranë-Elbasan

Një krah i autostradës Tiranë-Elbasan, mbetet i bllokuar prej një muaji, ndërsa rrëshqitja e gurëve pranë fshatit Mamël vijon. Shembja e fundit e terrenit që mbetet i paqëndrueshëm është regjistruar mbrëmjen e së dielës, ndërsa në zonë ekspertët po marrin kampione për studimin e cilësuar “emergjent” të situatës, pasi zgjidhja përfundimtare do të kërkojë kohë dhe para!

Rrëshqitjet e gurëve në autostradën Tiranë-Elbasan vijojnë një muaj pasi një masiv shkëmbor u shemb duke bllokuar lëvizjen përgjatë tri kilometrave në kahun që të sjell në Kryeqytet.

Shembja e fundit është regjistruar mbrëmjen e së dielës, duke konfirmuar se kjo pjesë e rrugës mbetet e rrezikshme, pranë by passit provizor të krijuar për qarkullimin e mjeteve drejt Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zonë ndërkohë kanë mbërritur një sondë që përdoret nga ekspertët për të marrë kampione për studimin emergjent që po kryhet për situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertët nuk pranojnë të flasin para kamerave, por Ora News ka mësuar se ky studim i referohet situatës emergjente, por nuk jep zgjidhje përfundimtare përballë rrezikut të rrëshqitjeve që mbetet i pranishëm.

Ndërtimi i rrugës së re Tiranë-Elbasan filloi në vitin 2011, dhe sipas një raporti të hartuar nga specialistët gjatë punimeve janë kryer shkelje me vlerë mbi 37 milion dollarë, ndërsa projekti ende nuk ka përfunduar duke u bërë shkak për shtyrjen e afateve në mënyrë të përsëritur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?