Sherr në një gjimnaz të Tiranës, plagosen me thikë dy adoleshentë

Dy adoleshentë janë plagosur me mjete prerëse nga bashkëmoshatarët e tyre, pas një sherri që ka ndodhur ditën e djeshme në një gjimnaz të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në rrugën “Zenel Boçi”, ndërsa të plagosurit janë R.B dhe J.S, të dy 17 vjeç. Pas mjekimit në spital të plagosurit janë larguar për në banesë.

Burime nga policia bëjnë me dije se të autorët e dyshuar janë E.H, G.K dhe V.GJ, vjeç 16, 17 dhe 18, banues në Tiranë, ndaj të cilëve u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në një tjetër shkollë në Tiranë kanë tentuar të vjedhin kasafortën e zyrës së N/Drejtorit shtetasit S.J, 60 vjeç, banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Muhamet Deliu”. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BalkanWeb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?