Sherri për 5 banane, hajduti humbet shpretkën, agresori përfundon në burg

Ai tashmë është dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

Bëhet fjalë për shtetasin L. E., i cili do të kryejë 2 vjet e tetë muaj burgim, pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, dhënë më 16 tetor të këtij viti, i pandehuri e ka dhunuar aq keq hajdutin, sa atij i është dashur të heqë shpretkën në Spitalin Ushtarak.

Gjithçka ka nisur më datën 2 mars 2017, rreth orës 11:00 në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë. Shtetasi E. N., që në këtë rast është viktima, është afruar në dyqanin e shtetases D. D., motra e të pandehurit. Ai ka marrë vjedhurazi nga dyqani pesë banane dhe më pas është larguar me shpejtësi drejt rrugës “Robert Shvarc”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha veprimet që ai ka kryer janë pikasur nga vëllai i shtetases D. D., i cili e ka ndjekur hajdutin nga pas. Sipas dosjes së Prokurorisë, pasi L. E. e ka arritur hajdutin, ai ka nisur të debatojë me të verbalisht dhe më pas ky konflikt u kthye në fizik. Banorët e zonës kanë njoftuar Policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi E. N. u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila përfundoi me heqjen e shpretkës për shkak të dëmtimeve të mëdha. Në këto kushte, Policia nisi procedimin penal të vëllait të shitëses, shtetasit L. E., i cili u akuzua për “plagosje të rëndë me dashje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?