Shkeljet ligjore/ Ministrja Gjonaj kërkon ndëshkimin e dy gjyqtarëve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë 2 kërkesa përmes të cilave kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Petraq Curri të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës si dhe fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Kërkesa e Ministres bazohet në hetimin disiplinor për vendimet e dhëna nga dy gjyqtarët.

Gjatë hetimit disiplinor ka rezultuar se gjyqtari Petraq Curri ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu nga informacioni i administruar nga Ministria e Drejtësisë rezultoi se Gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka vendosur lirimin me kusht të të dënuarit Genc Tafili në kundërshtim me dispozitën ndaluese të ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?