Shkodër, zbardhen emrat e 7 të plagosurve nga shpërthimi

Nga shpërthimi në Shkodër, ngjarje e ndodhur gjatë paradites së sotme, kanë mbetur të plagosur 7 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe që janë transportuar drejt Tiranës.

Burimet policore bëjnë të ditur se objektiv i atentatit ka qenë Lulzim Kulla, i cili rezulton edhe i plagosuri më rëndë dhe është transportuar drejt kryeqytetit.

Ndërkohë që mësohet se të lënduar apo plagosur nga ky shpërthim kanë mbetur: Ditmir Myftia, Pjetër Daka, Gardosilevic Roikq, Pjetër Arra, Arjola Gjonaj dhe Gentian Suça.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eksplozivi mësohet se ishte vendosur në një automjet ”Fuoristradë”, ndërsa ka shpërthyer pasi drejtuesi i tij kishte zbritur nga makina. Si rezultat i shpërthimit kanë mbetur të plagosur 6 persona të tjerë, veç Kullës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?