Shokon e reja nga Peza: Im shoq më trafikoi për prostitucion


Një histori sa prekëse, aq dhe tronditëse ka çuditur publikun shqiptar ditën e sotme.

Tek emisioni “E diela shqiptare” në Tv Klan një e re nga fshati Pezë, pasi ka rrëfyer fejesën dhe martesën e saj të hershme që në moshën 13-vjeçare, ndër të tjera ka lëshuar deklaratën tronditëse. Burri e trafikonte për disa vite me radhë nënën e fëmijëve të tij.

Pas disa vitesh martesë dhe shfrytëzim prostitucioni e reja ka bërë denoncim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata ka dënuar ish-bashkeshortin, por ajo e ka falur përsëri nga frika e paragjykimit të fshatit dhe me shpresën se ish-burri do të ndryshonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por edhe pas faljes historia është përsëritur.

Ai ka nisur përsëri shfrytëzimin e nënës së tre fëmijëve.

Pas kësaj e reja nga Peza ka bere denoncimin final ku shfrytëzuesi më pas eshte denuar me disa vite burg.

Si të mos mjaftonin këto ngjarje në jetën e saj, e reja nga Peza ka rrëfyer njohjen e mëvonshme me një shqiptar nga Kosova ku pas ardhjes në jetë të një tjetër fëmije ndahet edhe me atë.

Tek e “E Diela shqiptare”, përveç njerkës vajza kishte thirrur për t’i bërë surprizë dhe kërkuar falje babait, që sipas saj kishte duruar dhe sakrifikuar shumë për të. /a.gj/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?