Shokuese, tre persona me maska masakrojnë me shufra hekuri 54-vjeçarin në Lezhë
Tre persona me maska kanë masakruar një 54 vjeçar në Lezhë.
Bëhet e ditur se ata po qarkullonin me një mjet tip “Audi” të bardhe kur kane masakruar me leva duke e lenë ne gjendje te rende një qytetar te Rrëshenit.
Behet fjale për shtetasin Pal Beci 54 vjec, baba i katër fëmijëve, i divorcuar qe jeton vetëm me nënën e tij 80 vjeçe.
Atentatorët i kane zëne prite nje ore me pare teksa dilte nga banesa e tij ne nje pallat ne qytet dhe pasi e kane qëlluar me shufra hekuri duke e lene ne gjendje kome, jane larguar me shpejtësi me makinën e tyre “Audi” të bardhe. Nuk dihet shkaqet dhe as identiteti i autoreve.

