”Shpërthen” Spiropali: Puna e opozitës në Bruksel, lobon…

Mëngjesin e sotëm, deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, ka akuzuar opozitës që sipas saj, po lobon kundër integrimit të vendit në BE. E ftuar në emisionin ”7 pa 5” në Vizion Plus, ajo përmendi e-mailet dhe takimet me zyrtarë evropianë.

”Ka kohë që opozita në Bruksel po mundohet që të ngrejë një tymnajë për situatën në Shqipëri, aq sa është përdorur termi krim etnik shqiptar. Shqipëria nuk është një dele e zezë, është një vend që ka bërë shumë progres dhe këtë e thotë Juncker, e thotë Tajani, Mogherini”, u shpreh Spiropali.

Deputetja e PS-së, foli edhe për çështjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, ku sërisht hodhi akuzën se opozita donte të mbyllte dosje me zgjatjen e mandatit të Adriatik Llallës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Vërtetë ishte hidh gurin, fshi dorën, por për këdo që kuptonte ishte e qartë se dy forcat ishin në sintoni dhe është e qartë edhe nga mënyra si reaguan tani në Parlament. Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm nuk ka kompetenca të mbyllë dosje hetimore, por opozita donte që të zgjatej mandati i zotit Llalla”, tha Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

(R.SH)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?