Shpërthim me eksploziv në një dyqan në Vlorë
Aktualitet E Mërkurë, 21 Korrik 2021 01:42
Shpërthim me eksploziv në një dyqan në Vlorë
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një dyqan në qytetin e Vlorës. ‘BalkanWeb’ mëson se shpërthimi ka ndodhur në lagjen ’28 nëntori’ dhe nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

