Shpëtim Gjika shpallet i pafajshëm nga gjykata

Verdiktin përfundimtar e dha paraditen e së enjtes gjykata, në Tiranë. Për kryebashkiakun e Vlorës dhe të tjerë të pandehur si Eleni Dardha, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Liçaj, të akuzuar për “shpërdorim detyre” nga prokuroria, gjykata i hodhi poshtë akuzat dhe  vendosi që ata jo vetëm të mos dënohen, por të mbeten në detyrë. Gjykata ka vendosur gjithashtu heqjen e masës së sekuestros për prishjen e pallateve, për të cilën akuzohej kreu i Bashkisë së Vlorës dhe disa zyrtarë të tjerë. Pas këtij vendimi, Gjika ka një arsye më shumë për të pritur mysafirë të shumtë dhe për festuar nesër në Vlorë 102- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?