Shqiptarët e varfër kursejnë nga ushqimet për të blerë…

Pavarësisht nivelit të lartë të varfërisë që ka vendi jonë, ku renditet në me të ardhurat më të ulta për frymë në Europë pas Moldavisë , Ukrhinës dhe Kosovës, ne kemi një kujdes të tepruar më shumë ndaj shtëpisë dhe makinës sesa vetes tonë.

Këtë e tregojnë edhe statistikat, ku sipas INSTAT në tremujorëshin e parë të 2017 shihet se indeksi i tregtisë me pakicë shënuan vlerën më të lartë të rritjse për artikujt joushqimorë se sa ata ushqimorë.

Në tremujorin e tretë të 2017-s, tregtia me pakicë e ushqimeve dhe pijeve u rrit vetëm me 1.7%, teksa shitja e artikujve joushqimorë u rrit me 4.5%, niveli më i lartë që nga tremujori i fundit i 2016-s. Shitjet me pakicë të karburanteve gjithashtu u rritën në nivele të ngjashme me shitjet e ushqimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banka e Shqipërisë analizon se rritja e konsumit privat këtë vit është mbështetur nga shpenzimet e rritura të konsumatorëve për mallra të qëndrueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Indeksi i tregtisë me pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake dhe pajisjeve të ndryshme kompjuterike u rritën në tremujorin e dytë me përkatësisht 6.1% dhe 16.7%, normë kjo më e lartë se sa e tremujorit të parë (5% dhe 5.3%) dhe mesatares së vitit 2016 (7.5% dhe 12.3%). Kjo tendencë duket se ka vijuar edhe në tremujorin e tretë sipas të dhënave nga treguesit e tregtisë me pakicë të publikuara nga INSTAT raporton Monitor.

Për më tepër, në tremujorin e fundit të vitit, tendenca për të blerë artikuj elektroshtëpiake sidomos televizorë rritet edhe më shumë për shkak të festave të fundit të vitit që nxiten edhe nga ofertat e kompanive që i tregtojnë ato.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?