Shqiptari shkon në Angli për të bërë para për djalin e sëmur, por dënohet 6 muaj
Agim Selmanllari është dënuar me 6 muaj në burg në Britaninë e madhe pasi akuzohet për kultivim kanabisi dhe vjedhje të energjisë elektrike. 32-vjeçari ka dhënë një arsye prekëse sepse ka zgjedhur emigracionin e paligjshëm, por kjo nuk e ka shpëtuar nga dënimi.
Shqiptari kishte mbërritur në Britaninë e Madhe, i fshehur në një kamion nga Franca, me qëllim që të fitonte para për t’i sjellë në Shqipëri, ku jeton djali i tij i vogël i sëmurë. Ai u dërgua në një shtëpi në rrugën Arburi dhe iu tha se duhet të kujdesej për kanabisin, si mënyrë për të paguar borxhin prej 9 mijë paund të cilin ia kishte atyre që i kishin siguruar rrugën drejt Britanisë së Madhe
Para gjykatës së “Warwick”, Selmanllari tha se madje ishte kërcënuar edhe me familjen e tij në Shqipëri, nëse nuk bënte siç iu ishte kërkuar. 32-vjeçari, pasi të përfundojë dënimin me 6 muaj burg, do të kthehet mbrapsht në vendin tonë.

