Sipërmarrësi shqiptar vret veten për shkak të borxheve në Itali
Një shqiptar ka vrarë veten në Itali për arsye ekonomike. Mediat italiane raportojnë se 31-vjeçari Marvin Proshka ka kryer aktin ekstrem të vetflijimit. Mësohet se ai ishte sipërmarrës në Itali, një vend ku kishte shkuar që kur kishte qenë fëmijë.
Ai është vetëvarur, ndërsa shkaku i vetëflijimit është vështirësia ekonomike që po kalonte biznesi i tij. Mësohet se Marvin Proshka ishte pronar i shoqërisë “Promek Service”. Kompania e tij ishte e specializuar në organizim panairesh, kongresesh dhe eventesh, por prej kohësh ishte në një situatë të vështirë ekonomike.
Pikërisht borxhet e shumta e kanë shtyrë 31-vjeçarin shqiptar drejt aktit ekstrem. Marvin Proshka ishte i martuar dhe ka dy fëmijë të vegjël 2 e 5 vjeç. Vetëvrasja e sipërmarrësit shqiptar regjistron rastin e radhës të vetëvrasjes në zonën e Venetos në Itali.

